Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e gruas shtatzënë në Kosovë, autori i dyshuar në arrati


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Kosovë, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë para objektit të Gjinekologjisë.

Mediat në Kosovë raportojnë se i dyshuari për këtë rast është Sokol Halili, 31-vjeçar i cili dyshohet se e ka qëlluar ish-bashkëshorten Hamide Magashin, 35-vjeçare, nga fshati Llugaxhi i Lipjanit dhe më pas ka ikur.

Policia ka nisur një operacion për kapjen e tij, ndërkohë që sipas të njëjtave burime, i dyshuari ka ikur nga QKUK-ja me veturën e tij Opel Astra.

Viktima kishte pasur urdhër-mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj sipas Nazlie Bala, këshilltares së Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiut, citojnë mediat.

E pyetur se a është dashur që e ndjera të ketë qenë e mbrojtur në kohën sa ishte në hapësirat e QKUK-së, Bala tha se nuk i di të gjitha detajet e procedurave të mbrojtjes.

“Sipas informacioneve që i kemi e ndjera ka pasur urdhër-mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj”, ka thënë ajo.