Ish- kryeministri Sali Berisha ka folur jashtë Kuvendit në lidhje me protestën e paralajmëruar në 6 dhjetor, ditën kur Shqipëria pret liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.
Ai tha se kjo protestë do jetë madhështore.
“Opozita shqiptare do ta hedhë atë, aty ku e meriton dhe shumë shpejt. Protesta do jetë madhështore, liderët evropian nuk janë si Rama, janë të zgjedhur me votën të lirë nga qytetarët e tyre. E dinë se nga vota e lirë buron shteti ligjor, liritë dhe të drejtat e qytetarëve.”- tha ai.
I pyetur se ku do të bëhet protesta, duke qenë se nuk ka leje nga Policia dhe Bashkia për të protestuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ai u shpreh i vendosur që tubimi të bëhet pikërisht atje.
“Gjithçka është në dorë të protestuesve dhe organizatorëve, ato do të vendosin, por ne bulevardin nuk e lëshojmë.”– theksoi ai.