Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk: Brenda 6 muajve do vendosim çipin e parë në trurin e një njeriu


Elon Musk ka deklaruar se pret që një çip truri me valë, i zhvilluar nga kompania e tij Neuralink të fillojë provat klinike njerëzore brenda gjashtë muajve.

Ai tha se një pajisje wireless e krijuar nga kompania e tij e çipeve të trurit do vendoet në trurin e një njeriu. Sipas tij ky zhvillim do të mund të ndihmojë pacientët me aftësi të kufizuara të lëvizin dhe të komunikojnë përsëri.

“Ne duam të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të sigurt se do të funksionojë mirë përpara se të vendosim një pajisje te një njeri.”– tha Musk sipas Reuters.

Ai shtoi se “kemi dorëzuar besoj pjesën më të madhe të punës sonë në FDA dhe mendoj se brenda 6 muajsh do të mund të kemi Neuralink-un tonë të parë te një njeri.”

Duke folur me një turmë të ftuarish të zgjedhur në një prezantim në selinë e Neuralink që zgjati gati tre orë, Musk theksoi shpejtësinë me të cilën kompania po zhvillon pajisjen e saj.

“Përparimi në fillim, veçanërisht kur zbatohet për njerëzit, do të duket ndoshta jashtëzakonisht i ngadalshëm, por ne po bëjmë të gjitha gjërat për ta sjellë atë në shkallë paralelele.” shtoi ai. “Pra, në teori, përparimi duhet të jetë eksponencial.”

Neuralink në vitet e fundit ka kryer teste te kafshët pasi kërkon miratimin nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA) për të filluar provat klinike te njerëzit.