Vendosni fjalën kyçe....

Familjarët gjejnë pa shenja jete 40-vjeçaren në Bulqizë, policia dyshon se është vetëvrarë


Një grua 40-vjeçare në Bulqizë është gjetur pa shenja jete nga familjarët. Në një komunikatë për shtyp, Policia thotë se dyshimet janë se gruaja ka vrarë veten.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Trebisht.

“Me datë 01.12.2022, rreth orës 13.30, në fshatin Trebisht është gjetur nga familjarët pa shenja jete shtetasja Z.I., rreth 40 vjeçe, e cila dyshohet se ka varur veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet se viktima vuante nga depresioni.”– thuhet në njoftimin e Policisë.