Vendosni fjalën kyçe....

Flamur Noka: Unë e Sali Berisha jemi të pakorruptueshëm


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka deklaruar se ai dhe kreu i partisë Sali Berisha janë të pakurruptueshëm.

Numri dy i selisë blu e bëri deklaratën në RTV Ora, ku akuzoi kryeministrin Rama se është korruptuesi më i madh që ka parë Shqipëria që pas periudhës së perandorisë osmane.

Noka akuzoi gjithashtu grupin e Alibeajt se po i shërbejnë Ramës kundër opozitës.

“Ndërkombëtarët e dinë se këtu është realiteti i PD-së, duke përfshirë edhe Yuri Kim. Këtu Rama pas perandorisë osmane është korruptuesi më i madh që ka lindur apo ka shkelur në këtë vend. Unë jam i pakorruptueshëm bashkë me Sali Berishën dhe ata që jemi aty. Agjenda e Lul Bashës po shtyhet nga Alibasha. Ai është pas tij.  Unë nuk korruptohem, kam qenë 10 vite në pushtet, s’kam nevojë. Kam hyrë me mision për t’u shërbyer qytetarëve. Alibasha ka agjendë kundër opozitës.” – tha Noka.