IKMT-ja ka nisur prishjen e Prestige Resort.
Të pranishëm në resortin që po prishet janë punonjësit e IKMT-së, policia e zyrtarë të administratës. Fadroma ka ndërhyrë duke shembur fasadën dhe ballkonin me pamje nga deti.
Forca të shumta policie e punonjës të IKMT-së shkuan mëngjesin e sotëm në Prestige Resort.
Pasi larguan punonjësit e resortit e pushuesit që ndodheshin brenda, forcat e policisë rrethuan me shirit gjithë zonën duke krijuar një perimetër sigurie.
Përfaqësuesit ligjorë të Prestige Resort kanë pohuar se punonjësit e IKMT-së nuk kanë paraqitur asnjë dokument pas mbërritjes në orët e para të mëngjesit duke e cilësuar aksionin si krejt të paligjshëm.
Pak muaj më parë, gjatë stinës së verës, IKMT-ja prishi një pishinë të Prestige Resort duke deklaruar se ishte pa leje, ndërkohë që e kundërta u pretendua nga përfaqësuesit e Prestige Resort.
Resorti në fjalë është pronë e biznesmenit Irfan Hysenbelliu ndërsa pjesë e grupit janë edhe mediat News24, Panorama e Balkanweb. Sipas mediave në fjalë, sulmi ndaj Prestige Resort vjen për shkak të politikës editorial kritike ndaj qeverisë.