Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri Rama hedh poshtë lajmet: E marta NUK është ditë pushimi


Në një deklaratë për mediet, kryeministri Edi Rama ka sqaruar se 6 dhjetori, dita kur do të mbahet në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor nuk do të jetë pushim, ndryshe nga sa është raportuar në media.

Përkundrazi, Rama theksoi se puna do të vazhdojë normalisht.

“Nuk është marrë ditë pushimi. Lajmi rremë dhe puna do të vazhdojë normalisht.”- tha kryeministri.

Gjatë fjalës së tij, Rama bëri me dije se qeveria ka ndarë një fond prej rreth 40 milion dollarësh si një bonus për festat e fundvitit për pensionistët dhe për kategori të tjera personash që janë në nevojë.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Rama tha se 659 mijë e 101 pensionistë do të përfitojnë 5 mijë lekë të reja për Vitin e Ri. Dhe shpërndarja e këtij bonusi sipas tij do të nisë që nesër.

“Nga nesër do filloj lëvrimi i bonusit për 695 101 pensionistë. Prej 5 mijë lekësh të reja.“- tha ai.

Po ashtu Rama theksoi se janë 66 mijë persona të tjerë me pension invaliditeti që do të përfitojnë 6 mijë lekë të reja, bonus për fundvit.