Rusia godet vetëm ato objekte të infrastrukturës ukrainase që ofrojnë potencial ushtarak për Forcat e Armatosura të Ukrainës (AFU). Kështu deklaroi të enjten ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë për shtyp mbi çështjet e sigurisë evropiane.
Sipas TASS, Lavrov u shpreh se janë goditur “objektet energjetike, nga të cilat varet funksionimi i Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe nga të cilat varet shpërndarja e një sasie të madhe armësh, me të cilat Perëndimi po pompon Ukrainën për të vrarë Rusët”.
“Ministria jonë e Mbrojtjes dhe ekspertët ushtarakë, jo vetëm rusë, por edhe amerikanë, ekspertë ushtarakë nga vende të tjera të NATO-s, tërheqin vëmendjen për faktin se operacioni ynë ushtarak u krye që në fillim në mënyrë që të minimizonte çdo pasojë negative për popullsinë civile dhe infrastrukturën civile.”- përfundoi ai. Por Ukraina pretendon se po ndodh e kundërta.