Vendosni fjalën kyçe....

Media spanjolle: Ka një urrdhërarresti për këshilltarin e Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë në hetimin për mashtrimin me kriptomonedhat


Media spanjolle El Pais ka zbuluar se ndaj një këshilltari të Ministrisë së Mbrojtjes, ka një urdhërarrest lidhur me hetimet që po zhvillohen në disa vende për mashtrim me kriptomonedhat.

Sipas saj, bëhet fjalë për Amant J. i cili ka lidhje të rëndësishme me qeverinë.

“Autoritetet spanjolle morën pjesë në bastisjen shqiptare, burimi kryesor i telefonatave të marketingut për viktimat në gadishullin Iberik. Një urdhërarresti është lëshuar për Amant J., një pronar call-center me lidhje të nivelit të lartë me qeverinë shqiptare, i cili është edhe këshilltar i Ministrisë së saj të Mbrojtjes.” – shkruan El Pais.

Tre javë më parë, policia shqiptare në bashkëpunim me oficerë të policisë spanjolle që kishin ardhur në Shqipëri bënë një aksion të beftë në disa call center në Elbasan, Tirane e Vlorë që dyshohen si të përfshirë në skemën e mashtrimit të qytetarëve të saj përmes bursave fiktive.