Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhi i Steinmeier në Kuvend: Opozita dhe qeveria të punojnë së bashku përtej llogoreve politike


Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka mbajtur një fjalim sot në Kuvendin e Shqipërisë ku dha një mesazh për politikën shqiptare.

Ai kërkoi nga qeveria dhe opozita që të punojnë së bashku për anëtarësimin në BE përtej “llogoreve politike” ndërsa theksoi dhe mbështetjen e Gjermanisë në këtë proces.

 “Vazhdoni të punoni në luftën kundër pengesave, në sprapsjen e korrupsionit, vijoni reformën në drejtësi të inicuar dhe punoni përtej llogoreve mes opozitë dhe qeverisë, punoni së bashku. Destiancioni i përbashkët më anëtarësimin në BE ja vlen në këtë përpjekje, ju mund të keni besim në mbështetjen e mëtejshme të Gjermanisë në këtë rrugë.”– tha Steinmeier.

Gjatë fjalës së tij, presidenti gjerman vlerësoi shpirtin evropian të shqiptarëve duke bërë edhe batuta.

“Unë jam këtu disa pas hapjes së negociatave. 19 korriku ishte gur i rëndësishëm kilometrik në rrugëtimin tonë drejt BE.  Së shpejti do të mjaftojë vetëm letërnjoftimi për të kapërcyer kufijtë në Ballkanin Perëndimor, apo edhe do të nihen diplomat profesionale. Tregu i përbashkët do ta përmirësojë jetën e qytetarëve në të gjitha vendet. Më entuziazmon fakti se sa shumë ndihet shpirti evropian në vendin tuaj dhe dëshiroj që t’i bëj thirrje të gjithë njerëzve që kanë dyshime për shpirtin evropian që të vij në këtu dhe të infektohen në një fare mënyrë me shpirtin evropian.”– tha ai.  Steinmeier vlerësoi dhe bashkëpunimin ndër vite mes dy vendeve. Kjo është hera e parë në 27 vite që një president gjerman viziton vendin tonë.