Vendosni fjalën kyçe....

Meta dënon aksionin e IKMT-së te Prestige Resort: Sulm terrorist ndaj lirisë së mediave, vepër kriminale e Edi Ramës


Kreu i Partisë së Lirisë ka dënuar atë që e quan sulm të paligjshëm e brutal të policisë e IKMT-së te Prestige Resort.

Meta shkruan se sulmi është vepër kriminale peronalisht e kryeministrit Rama si hakmarrje ndaj lirisë së mediave.

Ai thekson se sulmi është tregues i arbitratitetit e tregues i rënies së shtetit të së drejtës.

Meta shkruan se Partia e Lirisë e konsideron veprimin si akt terrorist ndaj lirisë së mediave e gazetarëve dhe u bën thirrje qytetarëve që të përshkallëzojnë qëndresën kundër regjimit.

“Sulmi i paligjshëm dhe brutal i forcave të policisë dhe të IKMT kundër Prestige resort në Golem, është një vepër kriminale personalisht e Edi Ramës si hakmarrje ndaj lirisë të mediave. Ky arbitraritet i pashembullt është tregues i rënies të shtetit të së drejtës dhe këmbanë alarmi, për të gjithë qytetarët që duan të jetojnë të lirë dhe të sigurtë në vendin e tyre. Partia e Lirisë e vlerëson këtë sulm si një akt terrorist, ndaj lirisë të mediave dhe të gazetarëve dhe bën thirrje për përshkallëzimin e qendresës qytetare dhe demokratike ndaj këtij regjimi skizofrenik dhe hajdut, që kërkon me çdo kusht të mbyllë çdo hapësirë informimi dhe lirie për të mbuluar vjedhjet e shekullit. Skenat e krimit sot janë te incineratorët, te Porti i Durrësit dhe dhjetera PPP që vjedhin në mënyrë të pamëshirshme qytetarët shqiptarë dhe jo te Prestige resort që ka qenë dhe është një nga resortet më elitare dhe të hershme në vendin tonë.” – shkruan Meta.