Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk është stërvitur” – Cristiano Ronaldo mund të mungojë në ndeshjen e radhës në Kupën e Botës


Cristiano Ronaldo mund të mos luajë në ndeshjen e fundit të grupeve të Kupës së Botës 2022 kundër Koresë së Jugut. Kështu ka deklaruar trajneri i Portugalisë, Fernando Santos.

37-vjeçari mungoi në stërvitje ditën e djeshme dhe në vend të kësaj po stërvitej vetëm në palestër, dhe jo me pjesën tjetër të ekipit të tij.

“Unë mendoj se është 50-50 nëse ai luan apo jo, do të shohim.”– tha Santos sipas Reuters në një konferencë për shtyp të enjten.

Ai shtoi se kjo “do të varet” edhe nëse Ronaldo do të jetë në gjendje të mirë.

“Cristiano Ronaldo u zëvendësua në të dyja ndeshjet. Ka një plan në rast se Cristiano nuk mund të luajë. Nuk ka asnjë lojtar të garantuar për të luajtur gjatë gjithë kohës. Vështirë se do të funksiononte nëse nuk do të kishim një plan.”– shtoi trajneri.

Pas fitoreve kundër Ganës dhe Uruguait, Portugalia është e para në renditjen e grupit me gjashtë pikë dhe mund të sigurojë vendin e parë me një barazim ose një fitore. Koreja e Jugut ka ende një shans të vogël për t’u kualifikuar.

Santos konfirmoi se edhe mbrojtësi Nuno Mendes do të humbasë pjesën tjetër të Kupës së Botës pasi lojtari u largua nga fusha në lot në ndeshjen kundër Uruguait pasi pësoi një dëmtim në kofshë.