Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Ai është takuar me homologun e tij Begaj me të cilin dha një konferencë për shtyp.
Begaj theksoi se samiti BE-Ballkani perëndimor që mbahet pas pak ditësh në Tiranë është një ngjarje e madhe për Shqipërinë ndërsa theksoi se shqiptarët janë pupulli me përqindjen më të madhe për sa i përket integrimit në BE.
“Pas disa ditësh do të mbahet Samiti,. Një ngjarje historikë për Shqipërinë por edhe përgjegjësia shumë e madhe për vendin tonë. Pritshmëria është që të qartësohet rruga që çdo vend aspirant duhet të ndjekë. Pritshmëritë janë të lartë. Shqiptarët janë populli me përqindjen më të madhe që aspiron të jetë sa më shpejt pjesë e Bashkimit Evropian. Duhet punë, duhen realizuar të gjitha detyrat dhe duhet realizuar në kohë i gjithë procesi i negociatave. Ky është një proces meritash dhe nuk ka proces ‘pro bono’ për askënd. Nuk ka një kohë që mund ta përcaktoj unë, por varet nga puna që çdo vend aspiron të jetë pjesë e BE-së.” – tha Begaj.
Presidenti gjerman nga ana e tij se vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE. Po kështu ai theksoi se Procesi i Berlinit do përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
“Nuk do të mund të shtoja diçka ndryshe nga ajo që tha Presidenti. Duhet të marrim në konsideratë që bëhet fjalë për një takim pune mes BE dhe Ballkanit Perëndimor. Nuk do të ketë vendime por duhet dhënë inkurajimi i duhur për të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet duhet të shihen me krenari në procesin e integrimit evropian. Gjermania e ka parë përgjegjësinë e vetë për të mbështetur edhe në reformën elektorale. Është perceptuar qartësisht që ne e shfrytëzojmë procesin e Berlinit për të përshpejtuar integrimin evropian. Duke hequr barrierat e mobilitetit nëpërmjet Ballkanit Perëndimor. E rëndësishme është që këto marrëveshje të zbatohen nga pikëpamja konkrete dhe mos të jenë thjesht politike.”- tha Steinmeier.