Kryeministri Edi Rama ka folur për masat e larta të sigurisë që do të merren më 6 dhjetor, ditën e samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë dhe njëkohësisht dita kur opozita ka lajmëruar një protestë.
Rama tha se masat e sigurisë nuk negociohen me askënd.
“Masave të sigurisë nuk negociohen me askënd. Masa që vendosen bazuar në standardet dhe rregullat e vendosura nga vetë Këshilli Europian që kudo ku zhvillojnë aktivitet kanë masa standarde. Forcat tona të sigurisë punojnë me organizatorët e samitit që janë në Këshillin Europian prej shumë kohësh. Nuk janë çështje opinionesh, janë masa shumë të rrepta sigurie aq më tepër në situatën kur këtu do të vijnë të gjithë liderët e BE-së, ku padiskutim për ta ka masa të rrepta sigurie kudo ku shkojnë dhe lëvizin.”- tha Rama për gazetarët në një prononcim, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.