Vendosni fjalën kyçe....

Rama dhe Sunak bisedë telefonike, diskutojnë për zgjidhjen e emigracionit dhe krimit të organizuar


Ambasada britanike ka zbuluar bisedën mes kryeministrave Rama-Sunak të zhvilluar këtë pasdite.

Ambasada thotë se dy kryeministrat u angazhuan për të forcuar bashkëpunimin në tregti, investime dhe mbrojtje.

Kryeministrat folën gjithashtu edhe për adresimin e emigracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar.

Kryeministri britanik Rishi Sunak zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, këtë pasdite.

Të dy liderët vlerësuan marrëdhënien e ngushtë afatgjatë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë dhe u angazhuan për të forcuar bashkëpunimin sa i takon tregtisë, investimeve dhe mbrojtjes, përfshirë edhe sigurinë kibernetike.

Kryeministri Sunak pranoi kontributin pozitiv të komunitetit shqiptar në shoqërinë britanike, por të dy udhëheqësit pranuan se më shumë duhet bërë për të adresuar emigracionin e paligjshëm dhe për të sfiduar krimin e organizuar.

Ata diskutuan mbi planet për të shtuar bashkëpunimin për të adresuar sfidat e përbashkëta duke përfshirë edhe mbylljen e boshllëqëve që po ndalojnë kthimin e shpejtë të azil-kërkuesve të refuzuar.

Kryeministri Rishi Sunak dhe Kryeministri Edi Rama mirëpresin të punojnë së bashku për t’i trajtuar këto çështje dhe të thellojnë marrëdhënien gjithëpërfshirëse mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë”-njofton Ambasada.