Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka dënuar aksionin e IKMT-të te Prestige Resort duke thënë se pa asnjë paralajmërim, kriminelët e qeverisë janë vërsulur për të hedhur në erë hotelin.
Ai thekson se sulmi vjen pasi mediat News24, Balkanweb e Panorama corrën aferat e qeverisë ku janë vjedhur miliarda lekë.
Vasili shton se ndërsa Edi Rama e qeverisja e tij kriminale që ligjërojnë kullat në mes të Tiranës sulmojnë pa ligj një biznes elitar për t’u hakmarrë e për të mbyllur gojën e medias së lirë duke u bërë thirrje qytetarëve që të çohen në këmbë.
“Kriminelet e qeverise pa asnje ligj dhe pa asnje lajmerim i versulen Prestige Resort per te hedhur ne ere Hotelin. Kriminelet shteterore njelloj si hajnat me maska i sulen Grupit mediatik Neës 24, Ballkanëeb dhe Panorama, qe ju çorri masken aferave miliardere te vjedhura nga Qeveria. Edi Rama dhe qeveria kriminale si terrorriste shteterore dhe mafioze i versulen prones dhe te drejtave te njeriut. Horrat e qeverise, qe ligjerojne kullat ne mes te Tiranes sulmojne si egersira antiligj ndaj nje bisnesi elitar vetem per tu hakmarre dhe per te mbyllur gojen medias se lire. Çdo shqiptar eshte sot i sulmuar dhe i rrezikuar me shume kurre. Te gjithe ne kembe kunder kesaj bande maskarenjsh, kriminelesh dhe mafiozesh!” – shkruan Vasili