Mbrëmjen e sotme luhen dy ndeshjet e fundit në grupe të Botërorit të Katarit me ndeshjet Kamerun-Brazil e Zvicër-Serbi.
Brazili i ka fituar dy ndeshjet e para dhe e ka siguruar i pari kualifikimin në fazën finale të kompeticionit.
Ndërkohë e hapur është gara për tre ekipet e tjera. Kameruni do të kërkojë të shfrytëzojë maksimalisht faktin që Brazili do bëjë shumë ndryshime në formacion duke lënë pushim pjesën më të madhe të titullarëve.
Afrikanët duhet të fitojnë sot e të shpresojnë që Serbia të mundë Zvicrën e golaverazhi t’i favorizojë.
Në ndeshjen tjetër, Zvicra është më e avantazhuar duke qenë se për më tej i mjafton barazimi ndaj ekipit ballkanas, ndërsa humbja e eliminon automatikisht.
Serbia nga ana e saj nuk ka asnjë mundësi tjetër për më tej veç fitores duke shpresuar që Kameruni të mos marrë më shumë se barazimi me Brazilin.
Formacionet e mundshme
Kameruni: Epassy – Tolo, Ebosse, Wooh, Fai – Kunde, Anguissa – Choupo Moting, Moumi Ngamaleu, Mbeumo – Aboubakar
Brazili: Ederson – Dani Alves, Bremer, Militao, Telles – Antony, Fabinho, Fred, Rodrygo – Jesus, Martinelli
Serbia: Vanja Milinkovic-Savic – Milenkovic, Veljkovic, Pavlovic – Zivkovic, S. Milinkovic-Savic, Lukic, Kostic – Tadic – Vlahovic, Mitrovic.
Zvicra:: Kobel – Widmer, Akanji, Schar, Rodriguez – Freuler, Xhaka – Shaqiri, Sow, Vargas – Embolo