Tre persona kanë mbetur të plagosur në dy aksidente të ndodhura në rrugën Elbasan-Peqin e në Gjirokastër.
Dy makina janë përplasur në rrugën Elbasan-Peqin e për pasojë janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar në spital me dëmtime të lehta.
Në Gjirokastër, një mjet që drejtohej nga 34-vjeçari me iniciale A.Xh. ka përplasur këmbësoren L.Z. 54 vjeç.
E plagosura është dërguar në spital ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.
Njoftimi Gjirokastër
“Rreth orës 16:50, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, shtetasi A. XH., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen L. Z., 53 vjeçe, banuese në Gjirokastër, këmbësore në rrugë, e cila u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore. Drejtuesi i automjetit u shoqërua nga shërbimet e policisë, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”