Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë edhe pesë lejë të tjera minerare për subjektet e interesuara.
Ofertat sipas ministrisë duhet të paraqiten deri në datën 27 dhjetor dhe kryesisht bëhet fjalë për kërkim-zbulim kromi por jo vetëm. Zonat minerare të nxjerra për interes janë të vendosura në qarqe të ndryshme të vendit.
E para është Zona minerare Nr. 602/1 me objekt “Jugu i Hurdhes”, Qarku Dibër, lloji i mineralit krom, veprimtaria kërkim – zbulim.
Zona e dytë është ajo minerare Nr. 289/6, objekti “Stan Karbunarë”, Lushnje, Qarku Fier, lloji i mineralit gur gëlqeror, veprimtaria shfrytëzim.
E treta është ajo me numrin Nr. 684/2, Objekti “Lugu i Dërrasave”, Tropojë, Qarku Kukës, lloji i mineralit krom, veprimtaria kërkim – zbulim.
E katërta zona minerare Nr. 662/2, Objekti “Qafa e Luzhës 2”, Tropojë, Qarku Kukës, lloji i mineralit krom, veprimtaria kërkim – zbulim.
E fundit zona minerare Nr. 22/16, Objekti “Manskuri”, Qarku Durrës, lloji i mineralit argjilë, veprimtaria shfrytëzim.
Në total gjatë këtij viti Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar edhe për katër procedura të tjera konkurruese me një total prej 17 zonash minerare të përfshira në to.
Deri në fund të vitit të shkuar aktiviteti minerar në vend kishte në thelb 587 lejë kërkimi dhe shfrytëzimi ky kryesuese janë ato të kromit me të paktën 251 të tillë por nuk mungojnë edhe ato të hekur nikelit apo silikatit të nikelit me 31 apo edhe mineraleve të tjera.
Një dominim jo të vogël kanë edhe mineralet që shfrytëzohen në ndërtim. Sa i takon qarqeve rekordin e lejeve e mban Kukësi ndërsa pas tij Berati dhe Elbasani. Pas tyre vijnë Korça dhe Durrësi.
Përveç lejeve minerare në sektor ka edhe disa koncesione ku ndër të tjera një në Bulqizë, në një Kalimash të Kukësit, një në Munellë dhe e fundit ajo e bitumit në Selenicë të Vlorës. /N.Maho
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor