Vendosni fjalën kyçe....

Kaos në parlamentin e Senegalit, deputeti qëllon kolegen me shuplakë, ajo i hedh karrigen kokës (Video


Një ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Parlamentin e Senegalit ku një deputet i opozitës goditi më shuplakë deputeten e koalicionit qeverisës duke bërë që seanca të përfshihej nga rrëmuja.

Deputeti i opozitës Massata Samb po fliste në foltore dhe pasi ndërpret fjalën drejtohet drejt vendit ku qëndronte deputetja Amy Ndiaye Gniby duke e goditur këtë të fundit me shuplakë.

Kjo e fundit kundërpërgjigjet duke i hedhur një karrigë agresorit para se dhjetëra deputetë të përfshihen në përlasje.

Më pas kryetari i Kuvendit e ndërpretë seancën deri në normalizimin e gjendjes.