Kanye West është përjashtuar sërish nga Twitter pasi është akuzuar për “nxitje të dhunës” përmes disa postimeve të tij në këtë rrjet social. Kjo vjen vetëm një muaj pasi llogaria e tij u rikthye, sepse edhe më parë ka qenë i pezulluar për arsye të ngjashme.
Reperi amerikan, i cili tani quhet Ye, postoi një seri postimesh në Twitter, njëra prej të cilave dukej se tregonte një simbol që kombinonte një svastikë dhe një yll hebre. Svastika është një simbol i lashtë i përdorur në shumë kultura që u adoptua më pas nga Adolf Hitleri dhe u kthye në një simbol të urrejtjes.
Shefit të ri të Twitter-it, Elon Musk iu kërkua nga një përdorues që të ndërhynte dhe të “rregullonte Kanye”.
Musk u përgjigj duke thënë se reperi kishte “shkelur rregullin tonë kundër nxitjes së dhunës”.
“Llogaria do të pezullohet.“-shtoi ai.
I tried my best. Despite that, he again violated our rule against incitement to violence. Account will be suspended.
— Elon Musk (@elonmusk) December 2, 2022
Gjithashtu të enjten, gjatë një interviste me teoricienin e konspiracionit amerikan Alex Jones dhe me fytyrën e mbuluar me maskë, West foli mirë për udhëheqësin nazist Adolf Hitler dhe po ashtu foli me pasion për mëkatin, pornografinë dhe djallin.