Vendosni fjalën kyçe....

Pentagoni nënshkruan marrëveshjen 1.2 miliardë dollarëshe për sistemet e mbrojtjes ajrore për Ukrainën


Ushtria amerikane ka njoftuar se një kontratë prej 1.2 miliardë dollarësh për prodhimin e gjashtë sistemeve të avancuara kombëtare të raketave sipërfaqe-ajër (NASAMS) për Ukrainën, në mes të konfliktit të saj me Rusinë, i është dhënë konglomeratit të mbrojtjes Raytheon.

“Prodhimi do kryhet në Tewksbury, Massachusetts, me një datë të parashikuar të përfundimit më 28 nëntor 2025.” – tha Departamenti i Mbrojtjes në një deklaratë të mërkurën.

Kievi deri më tani ka marrë dy nga tetë njësi NASAMS të premtuara nga Uashingtoni. Sistemet e mbetura pritet të dorëzohen në Ukrainë pasi të ndërtohen.

Përveç vetë baterive, kontrata përfshin pajisje dhe pjesë këmbimi shoqëruese, së bashku me trajnime dhe mbështetje logjistike për ushtrinë e Ukrainës.

Marrëveshja financohet nën të ashtuquajturën Nisma e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës (USAI), e cila i lejon administratës Biden të prokurojë armë nga industria e mbrojtjes në vend që t’i marrë ato nga rezervat ekzistuese të ushtrisë amerikane.

Ukraina ka thënë se ka nevojë të madhe për sistemet e mbrojtjes ajrore, për shkak të sulmeve të fundit raketore në shkallë të gjerë të Rusisë kundër objektivave ushtarake dhe infrastrukturës energjetike. Moska e ka rritur presionin ndaj Kievit që nga 10 tetori, kur akuzoi Ukrainën për përdorimin e ‘taktikave terroriste’ dhe shënjestrimin e infrastrukturës ruse, duke përfshirë urën strategjike të Krimesë.

Pentagoni pretendon se sistemet e sapo ofruara NASAMS kanë treguar deri më tani një shkallë suksesi 100% në përgjimin e raketave ruse në Ukrainë. Uashingtoni ka qenë deri më tani mbështetësi kryesor i Kievit gjatë konfliktit me Moskën, duke i ofruar qeverisë së Vladimir Zelenskyt ndihma ushtarake me vlerë më shumë se 19.8 miliardë dollarë, duke përfshirë pajisje të sofistikuara si raketat e shumta HIMARS, obuset M777 dhe dronët luftarakë.