Tensione në fund të ndeshjes Serbi-Zvicër, ku lojtari shqiptar i Zvicrës Granit Xhaka është sulmuar nga katër lojtarë serbë.
Në përfundim të një aksioni të Zvicrës, Xhaka u shty me forcë nga një mbrojtës serb.
Më pas portieri dhe dy lojarë të tjerë serbë u bashkuan me kolegun e tyre duke sulmuar mesushorin shqiptar të Zvicrës.
Tensionet vijuan për disa çaste para se situata të normalizohej.
Zvicra arriti ta fitoj ndeshjen 3-2 duke u kualifikuar në fazën finale të Botërorit të Katarit. Goli i parë për helvetët u shënua nga Shaqiri, i dyti nga Embolo dhe i treti nga Freuler. Për serbët shënuan Mitroviç e Vlahoviç.