Vendosni fjalën kyçe....

“The Times” zbulon detaje nga telefonata e Ramës me Sunak: Marrëveshje për kthimin e emigrantëve të paligjshëm


Gazeta britanike dhe “The Times” ka publikuar detaje nga biseda telefonike e kryeministrit Edi Rama zhvilluar me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak.

Në një artikull kushtuar emigrantëve të paligjshëm shqiptarë, gazeta shkruan se Rama dhe Sunak kanë biseduar dhe janë dakorduar se do të punojnë së bashkë për të trajtuar çështjet që lidhen me kërkesat për azil dhe kthimin e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë.

Sipas marrëveshjes mes dy palëve, gazeta shkruan se “emigrantët e paligjshëm nga Shqipëria gjithashtu mund të kthehen në vendin e tyre përpara se të shqyrtohen ankesat kundër kërkesave të refuzuara për azil”.

Pretendimi se janë viktimë e skllavërisë moderne momentalisht i lejon individët të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar.  Por sipas statistikave të Home Office një rekord prej 3 mijë e 432 shqiptarësh pretenduan se ishin viktima të skllavërisë moderne, vetëm në nëntë muajt e parë të vitit. Tre të katërtat e pretendimeve shqiptare janë bërë nga të rriturit.

ARTIKULLI I PLOTË

Rishi Sunak dhe Edi Rama, kryeministri shqiptar, kanë thënë se do të punojnë së bashku për të trajtuar çështjet me kërkesat për azil.

Shqiptarët që abuzojnë me ligjet kundër skllavërisë së Britanisë për të shmangur dëbimin mund të kthehen dhe pretendimet e tyre të dëgjohen në vendin e tyre, si pjesë e një marrëveshjeje të re midis dy kombeve.

Emigrantët e paligjshëm nga Shqipëria gjithashtu mund të kthehen në vendin e tyre përpara se të shqyrtohen ankesat kundër kërkesave të refuzuara për azil.

Planet pritet të jenë pjesë e një marrëveshjeje të re të kthimit të shpejtë që u afrua një hap më afër mbrëmë pasi Rishi Sunak foli dje me Edi Ramën, kryeministrin shqiptar.

Dyshja “ranë dakord se duhej bërë më shumë për të trajtuar migracionin e paligjshëm dhe për të trajtuar së bashku krimin e organizuar”, tha Downing Street. Ka pasur një rritje të papritur të shqiptarëve që hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe përmes varkave të vogla këtë vit. Rreth një e katërta e 43 mijë e 400 emigrantëve që kanë kaluar Kanalin kanë qenë nga Shqipëria.

Downing Street tha se Sunak dhe Rama diskutuan për “mbylljen e çështjeve që po pengojnë kthimin e shpejtë të azilkërkuesve”.

Kjo kuptohej se përfshinte masa për të ndaluar shqiptarët që t’i shpëtonin dëbimit duke pretenduar se ishin viktimë e skllavërisë moderne.

Por një rekord prej 3 mijë e 432 shqiptarësh, vetëm në nëntë muajt e parë të vitit, pretenduan se ishin viktima. Tre të katërtat e pretendimeve shqiptare janë bërë nga të rriturit, sipas statistikave të Home Office.

Pretendimi se janë viktimë e skllavërisë moderne i lejon individët të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa zyrtarët e Home Office vlerësojnë pretendimin e tyre.

Kalimet e kanalit vazhduan edhe këtë javë, me 426 emigrantë që mbërritën me tetë varka të mërkurën, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, duke e çuar totalin për këtë vit në 43 mijë e 934.

Zyra e Brendshme konfirmoi se po shqyrtonte rritjen e kufirit ligjor për ndalimin e emigrantëve në Manston në Kent nga 24 orë në katër ditë.