Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: As kapja e drejtësisë e as rruspat s’e shpëtojnë Ramën nga mashtrimi 2.4 miliardë euro me bitcoin, çështja në hetim nga agjencitë në Evropë


Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili shkruan se as kapja e drejtësisë dhe as prishja e Prestige Resort nuk e shpëton dot kryeministrin Rama, qeverinë e të cilit e akuzon si të përfshirë me mashtrimin me kripromonedhat.

Në një shënim në Facebook, Vasili shkruan se mashtrimi 2.4 miliardë eurosh me kripton Bitcoin ku janë të përfshira qeveria e Ramës, ministra e zyrtarë të lartë si dhe vëllai i kreut të qeverisë.

“Rruspat nuk ja zgjidhin hallin pa rrugedalje Rames per 2.4 miliard eurot mashtrim me bitcoin! Skandali me 2.4 miliard euro me kriptovalutat dhe perfshirja aktive e qeverisjes se Edi Rames dhe ministrave e zyrtareve te larte, perfshire edhe familjaret e tyre eshte i dimensioneve shume shume te medha. Skema e perfshirjes qeveritare te rilindjes eshte sa e rende aq edhe shume e trashe. Edhe kompanite i kane te perbashketa perfshire ketu vellane e kryeministrit siç tregojne dokumentat, qe media Syri Tv ka zbuluar! Skandalet miliardere ku gjithmone rilindja eshte pjese provojne inkriminimin e kesaj qeverie ne menyren me mafioze si asnje qeveri jo vetem ne Shqiperi por edhe ne te gjithe Europen. Qeverisja e Edi Rames eshte shkaterruar moralisht, politikisht dhe nen akuza njera me rende se tjetra. Çdo dite nxjerr dhe do te nxjerre skandale te njepasnjeshme qe e kane burimin tek llumi kriminal ku ka hyre Edi Rama me te tijte.” – shkruan Vasili.

Deputeti i Partisë së Lirisë shkruan më tej se skandali i mashtrimit me Bitcoin me anë të call centerave po hetohet nga agjencitë ligjzbatuese në Evropë dhe se asgjë nuk i shpëton dot rilindasit nga ndëshkimi.

“As kapja e drejtesise nuk e shpeton dot Edi Ramen. Letrat jane hapur. Skandali me bitcoinet me call centerat eshte tashme ne duart e agjencive ligjzbatuese europiane dhe asgje nuk i shpeton dot rilindasit nga ndeshkimi. Drejtesia le ti lidhe duart sa te doje me urdherin e Edi Rames, por duhet ta dije qe nuk po ndihmon ate por thjesht po vetasgjesohet. Largimi i ketyre mafiozeve rilindas me Edi Ramen ne krye eshte detyre patriotike e çdo shqiptari per vendin dhe familjen.” – mbyll shënimin Vasili.