Vendosni fjalën kyçe....

Vranë aktivisin kundër gjuetisë së paligjshme, 11 persona dënohen me vdekje në Tanzani


Një gjykatë e lartë në Tanzani dënoi të premten 11 persona me vdekje për vrasjen e një konservatori në vendin e Afrikës Lindore më shumë se pesë vjet më parë.

Aktivisti kundër gjuetisë së paligjshme Ëayne Lotter, një shtetas i Afrikës së Jugut, u qëllua për vdekje në gusht 2017 ndërsa po udhëtonte në një taksi në kryeqytetin tregtar të Tanzanisë, Dar es Salaam.

Personat e dënuar me vdekje përfshijnë nëntë tanzanianë dhe dy shtetas nga Burundit fqinj.

Tanzania nuk ka kryer një ekzekutim prej dekadash.

Lotter ishte drejtor dhe bashkëthemelues i Fondacionit PALMS, një organizatë joqeveritare e cila tha se ai kishte ndihmuar në stërvitjen e mijëra rojeve kundër gjuetise së paligjshme në gjithë Tanzaninë dhe zhvilloi një ‘qasje të bazuar në inteligjencë’ kundër gjuetisë pa leje që pati sukses në luftimin e trafikimit të kafshëve të egra.

Gjuetarët në Tanzani synojnë kafshë të egra të ndryshme, duke përfshirë elefantët, leopardët e kafshë të tjera shpesh vriten për fildishin e gëzofin.