Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e ish-gruas shtatzënë në oborrin e maternitetit, vetëvritet i dyshuari Sokol Halili


Vetëvritet i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë në Prishtinë, Sokol Halili. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla.

Në një postim, ministri thotë se përkundër negocimit me Policinë, Halili ka refuzuar të dorëzohet dhe ka vrarë veten.

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.”– ka shkruar Sveçla.

35-vjeçarja Hamide Magashi u qëllua për vdekje me armë dy ditë më parë, nga bashkëshorti i saj Sokol Halili në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare. 

Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ku mijëra qytetarë kanë dalë të protestojnë në Prishtinë për të kërkuar drejtësi për të ndjerën.

Kjo sepse shteti e kishte në mbrojtje Hamide Magashin, e cila kishte kërkuar disa herë ndihmë në Polici për shkak të dhunës së ushtruar nga burri i saj dhe ishte me urdhër mbrojtje.