Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me homologun e saj grek Nikos Dendias.
Në një postim në rrjetet sociale, ministrja shprehet se me homologun e saj kanë zhvilluar një diskutim konstruktiv për të gjitha aspektet e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi.
Ajo i shpreh mirënjohjen e saj ministrit Dendias për rolin e tij në thellimin dhe zgjerimin e partneritetit midis dy vendeve.
“Kënaqësi të takoja homologun tim Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Patëm një diskutim konstruktiv për të gjitha aspektet e marrëdhënieve tona Shqipëri-Greqi. Mirënjohje Ministrit Dendias për rolin e tij në thellimin dhe zgjerimin e partneritetit midis dy vendeve tona dhe mbështetjen për integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE. Ndamë të njëjtin vizion dhe dëshirë për të ardhmen e marrëdhënieve tona dhe të rajonit në tërësi dhe jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë së bashku në gjetjen e mënyrave të reja për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive për të mirën e popullit tonë dhe të rajonit.”– u shpreh Xhaçka.