Vendosni fjalën kyçe....

BBC: Rreth 20% e fëmijëve emigrantë të pashoqëruar janë zhdukur nga kampet e azilantëve


BBC ka raportuar se sipas një studimi, pothuajse 20% e fëmijëve emigrantë të pashoqëruar nga Shqipëria janë zhdukur nga kampet apo vendqëndrimet .

Autoriteti vendor ka marrë deri më 31 tetor 197 fëmijë shqiptarë, 39 prej të cilëve janë zhdukur.

Sipas statistikave të qeverisë britanike, 44,122 njerëz kanë hyrë në territorin britanik me gomone që nga fillimi i këtij viti, krahasuar me 28,461 që mbërritën në 2021.

Kjo krijoi edhe një situatë mbipopullim në qendrën e përpunimit Manston në Kent, e cila strehonte më shumë se dyfishin e kapacitetit të saj, rreth 4000 njerëz më shumë.