Vendosni fjalën kyçe....

Çipi i trurit do provohet te njerëzit vitin e ardhshëm – Musk


Kompania ‘Neuralink’ e Elon Musk mund të fillojë provat e teknologjisë së saj të çipit të trurit me valë tek njerëzit në gjashtë muajt e ardhshëm, pasi kërkon miratimin e FDA-së për ta bërë këtë, ka njoftuar njeriu më i pasur në botë.

Neuralink po zhvillon ndërfaqe për të cilat thotë se do t’u mundësojë personave me aftësi të kufizuara të lëvizin dhe të komunikojnë në mënyrë alternative përmes trurit.

Elon Musk pret që një çip truri me valë, me madhësi monedhe, i zhvilluar nga kompania e tij të rivendosë edhe shikimin te personat që e kanë humbur atë.

Me bazë në Zonën e Gjirit të San Franciskos dhe Austin, Teksas, Neuralink vitet e fundit ka kryer prova te kafshët ndërsa kërkon miratimin nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA) për të filluar provat klinike.