Vendosni fjalën kyçe....

I kapet pistoleta në brez brenda në lokal, pranga 43-vjeçarit në Durrës


Një 43-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një armë zjarri pa leje.

Në pranga ka rënë Sherif Çela (Ismailaj), banues në lagjen 2 të qytetit bregdetar, me precendentë të mëparshëm kriminalë.

Ai u ndalua në kuadër të operacionit ‘Klienti’ në mejdiset e një lokali ku iu gjetën pistolea pa leje si dhe një krehër me fishekë.

Njoftimi

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Klienti”, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Durrës.

Me armë zjarri pistoletë me vete, në ambientet e një lokali, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 43-vjeçari.

I arrestuari, me precedent të theksuar kriminal, për vepra të rënda penale.

Shërbimet e Policisë së Durrësit, si rezultat i punës së pandërprerë monitoruese dhe vëzhguese, ndaj shtetasve me precedent të mëparshëm kriminal, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Klienti”.

Si rezultat i këtij operacioni, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Sherif Çela (Ismailaj), 43 vjeç, banues në lagjen Nr. 2, Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 43-vjeçari, me precedent të mëparshëm kriminal, për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit Sherif Çela (Ismailaj), i cili në momentin e arrestimit ndodhej në ambientet e një lokali, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër pistolete dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.”