Vendosni fjalën kyçe....

Legjenda brazilian e futbollit Pele në gjendje të rëndë në spital


Ish-ylli brazilian i futbollit Pele është transferuar në reanimacion për shkak të trajtimit me kimioterapi që nuk ka më rezultatet e pritura në trajtimin e kancerit të zorrës së trashë, sipas një raporti.

Gazeta Folha de S. Paulo pretendon se trajtimi me kimioterapi tashmë është pezulluar për 82-vjeçarin, i cili konsiderohet gjerësisht si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave.

Pele u shtrua në spital këtë javë për të rivlerësuar trajtimin e tij të kancerit dhe më vonë u diagnostikua me një infeksion respirator siç konfirmohet nga raportet mjekësore.

Të premten, një raport mjekësor tha se Pele, i cili po trajtohet në spitalin ‘Albert Einstein’ në Sao Paulo, iu përgjigj në mënyrë të përshtatshme një trajtimi me antibiotik ‘me përmirësim të përgjithshëm në gjendjen shëndetësore’.

Pele u përpoq të qetësonte frikën e fansave të enjten kur tha se ishte në spitalin ‘Albert Einstein’ për një ‘vizitë mujore’. Atij iu hoq një tumor nga zorra e trashë në shtator të vitit të kaluar dhe ka marrë trajtim të mëtejshëm në baza të rregullta.