Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu njoftoi se forca politike që drejton nuk do të ketë kandidat të saj në zgjedhjet lokale të 14 majit, por do të mbështesë kandidatin e përbashkët të opozitës.
Gjatë takimit me strukturat e partisë, Mediu theksoi se synon Këshillat Bashkiak ku partia që drejton do të dalë me listat e saj.
“Pavarësisht nga konfuzioni në opozitë ne nuk do të nxjerrim kandidatë për t’i bërë sfidë kandidatit kryesor. Çdo kandidat që do të dilte në krahun e djathtë përveç një kandidati do të ishte kontribut për pushtetin e Edi Ramës në këtë situatë katastrofë në Shqipëri. Prandaj do të ketë një kandidat të vetëm”-tha Mediu.

Mediu deklaroi se PR synon Këshillat Bashkiak më 14 maj, ku do të dalë me listat e saj.
“Përsa i përket kandidimit si Parti Republikane ne do të dalim me listat tona. Ne duhet patjetër të ndërtojmë një sistem gare brenda nesh. Nuk ka rëndësi radhitja, këshilltar do të jetë ai që merr më shumë vota. Është provuar në Shkodër dhe vendet e tjera ku është aplikuar kjo me ndershmëri ne kemi patur rezultatin më të lartë dhe kemi patur këshilltarë ata që kanë patur mbështjen e qytetarëve”.