Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar pamje nga konferenca e mbajtur sot me gjimnazistët në Tiranë.
Meta u shpreh se kontrata e Partisë së Lirisë me të rinjtë, është për një Shqipëri që u përket të rinjve dhe që duan të ndërtojnë të ardhmen si qytetarë të lirë dhe dinjitozë.
“Kontrata e Lirisë me Rininë, për një Shqipëri që u përket të rinjve, për një Shqipëri me të rinj të mirëarsimuar, që duan ta ndërtojnë të ardhmen e tyre si qytetarë të lirë dhe dinjitozë!”-shkruan Meta.