Vendosni fjalën kyçe....

Policia e Parisit përplaset me protestuesit, i godet me shkopinj gome (Video)


 

Policia e kryeqytetit francez është përplasur me protestuesit të cilët kërkonin një takim me shefin e RATP (Régie Autonome des Transport Parisiens), ish-kryeministrin Jean Castex.

Sindikata e punonjësve të transportit për zonat urbane të Parisit proteston prej disa kohësh. Punonjësit kërkojnë përmirësim të kushteve të punës e rritje pagash mes inflacionit në rritje.

Teksa iu drejtuan dyerve të drejtuesve të kompanisë ata u përballën me forcat e policisë të cilët reaguan në mënyrë agresive duke qëlluar me shkopinj e spërkatës me piper protestuesit.