Vendosni fjalën kyçe....

Scholz dëshiron ‘marrëveshje’ pas konfliktit me Rusinë


Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se paqja në Evropë varet nga ringjallja e marrëveshjeve të sigurisë me Rusinë pas Luftës së Ftohtë. Pavarësisht gatishmërisë së tij të dukshme për të punuar me Moskën në të ardhmen, Scholz përjashtoi një rikthim në ‘partneritetin’ e së kaluarës.

“Duhet të kthehemi te marrëveshjet që kemi pasur në dekadat e fundit dhe që kanë qenë baza për paqen dhe rendin e sigurisë në Evropë.” – tha Scholz në Konferencën e Sigurisë së Berlinit të mërkurën, sipas një raporti të Times. Kancelari shpjegoi se kishte një ‘vullnet’ në Berlin për të diskutuar traktatet e kontrollit të armëve dhe vendosjes së raketave me Moskën, por se ndërtimi i këtij ‘rendi paqeje’ do varej nga Rusia që të bënte disa lëshime të rëndësishme.

Kryesorja midis tyre do të ishte një pranim se ‘nuk ka agresion që vjen nga NATO’. Moska ka argumentuar që nga vitet 1990 se zgjerimi drejt lindjes së NATO-s kërcënon sigurinë e Rusisë dhe se anëtarësimi i Ukrainës në aleancë paraqet një kërcënim ekzistencial për shtetin rus.

Scholz deklaroi gjithashtu se Gjermania do ‘mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të duhet’, një shprehje që liderët e SHBA-së, BE-së dhe NATO-s e kanë përdorur vazhdimisht kur i referohen dërgesave të tyre shumë miliarda dollarësh të armëve në Kiev.

Kancelari pranoi se Gjermania ka të ngjarë të mos kthehet kurrë në ‘partneritetin e fort’” që gëzonte me Rusinë përpara konfliktit në Ukrainë. Ky partneritet, nëpërmjet të cilit industria gjermane arriti dominimin në mbarë Evropën me ndihmën e gazit të lirë rus, u prish fillimisht nga mbështetja e Berlinit për regjimin e sanksioneve anti-ruse të BE-së dhe më pas nga shkatërrimi i tubacioneve Nord Stream, të cilat përjashtojnë një kthehen në status quo-në para konfliktit.