Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Të shkrihet bordi i hajdutëve, këtu rritet çmimi i naftës ndërsa në Maqedoni ulet


Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka kërkuar shkrirjen e Bordit tëTransparencës, që u ngrit nga qeveria për të vendosur çmimet e karburantit në vend.

Në një shënim në Facebook, ai shkruan se bordi i hajdutëve rriti çmimin e karburantit në vend ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut fqinje ai ulet.

Ai thekson se fakti se fqinjët e kanë çmimin më të lirë pasi nuk kanë qeveri hajdute si ajo në Shqipëri.

Vasili propozon shkrirjen e bordit dhe heqjen e taksës së qarkullimit e karbonit  si zgjidhje për uljene çmimit.

“Skandali! Bordi i hajduteve e rrit çmimin e naftës, në Maqedoni e ulin! Bordi i Hajdutëve ka rritur çmimin e litrit të naftës me 8 lekë duke e çuar në 214 lek litrin. Ndërsa ne Maqedoni çmimi i litrit të naftës ulet me dy denarë dhe çmimi shkon 159 lekë litri. Pra në Shqipëri nafta kushton 55 lekë për litër ose 35% më shumë se në Maqedoni! Çfarë ka Maqedonia më tepër se ne? Mos ka detin dhe portet me afër? Mos ka popullsinë më të madhe? Mos ka buxhetin e shtetit më të madh? Përgjigjja është e qartë dhe shumë e thjeshtë. Maqedonia nuk ka një qeveri hajdute si qeveria e Edi Ramës në Shqipëri dhe një Bord Hajdutesh të përbërë nga Qeveria+oligarkët! Qeveria e Edi Ramës megjithëse çmimi i naftës në bursa bie dhe megjithëse kursi i dollarit bie këta rrisin çmimin se vetëm ashtu iu leverdis oligarkëve.

TURP DHE KRIM NDAJ QYTETAREVE !!!

ZGJIDHJA:

TE SHKRIHET URGJENT BORDI I HAJDUTEVE

VOTONI NE KUVEND PROJEKTLIGJIN E PARTISË SE LIRISË TE BLLOKUAR QE NGA MUAJI MARS PËR HEQJEN E TAKSËS SE QARKULLIMIT DHE KARBONIT.” – shkruan Vasili.