Në një konferencë për mediet, kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike (KOKOE), Albana Vokshi ka deklaruar se numërimi për Tiranën në primaret e sotme nuk ka nisur ende.
Kjo sepse është vendosur që kjo gjë të bëhet live para kamerave.
“Është marrë vendimi që numërimi për degët e Tiranës të bëhet i përqendruar në seli. Janë 6 tavolina numërimi, 6 grupe numërimi. Grupet e numërimit janë të përbërë nga kryetarët e degëve të Tiranës, duke menduar se kryetarët e degës kanë qenë jashtë konfliktit të interesit dhe gjatë gjithë procesit kanë ruajtur paanësinë e tyre.
Është ngritur edhe një komision qendror i numërimit në përbërje të të cilit kryetar është Ivi Kaso dhe anëtar është Çlirim Gjata dhe Arben Ristani.
Nuk ka nisur akoma numërimi për Tiranën, sepse kryetari i Komisionit Qendror të Numërimit pret mediat që të pozicioni sepse numërimi do të jetë i hapur për gjithë mediat, transparent dhe për çdo kuti që numërohet, secilit prej jush, anëtarëve të PD-së, përveç vëzhguesve të kandidatëve, të cilët nëse kanë shqetësime do ti adresojnë ato tek Komisioni Qendror i Numërimit, rezultati do të shfaqet në kohë reale për çdo kuti të numëruar në një ekran.
Do të jeni të informuar në kohë reale për çdo rezultat dhe përfundimin në kohë reale të Tiranës.”– tha Vokshi duke ftuar gazetarët që ta ndjekin live procesin e numërimit. Gjatë fjalës së saj, Vokshi zbuloi numrin e anëtarëve dhe simpatizantëve të cilët kanë votuar në qarqe për këto Primare, ndërsa theksoi se rezultatet zyrtare do të publikohen në një moment tjetër pas verifikimit të votave.
DEKLARATA E PLOTË E VOKSHIT
Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale përgjatë ditës ju ka informuar përsa i përket pjesëmarrjes në orare të ndryshme. Ka qenë procesi më sfidues për ne si komision, i organizuar në PD, e kemi ndjekur nga afër implementimin e tij.
Sigurisht nuk mund të themi se ka qenë i përsosur, ka pasur problematika të cilat jemi munduar ti shqyrtojmë në kohë reale. Komisioni ka qenë i mbledhur vazhdimit në mënyrë që të shqyrtonim problematikat dhe ti jepnim zgjidhje ne kohë reale.
Detyra jo vetëm e jona si Komisioni dhe strukturat e PD në degë ka qenë që gjithçka që mund të ishte bërë ndryshe të rishikohet dhe përmirësohet në proceset e tjera, ka vend për përmirësim.
Edhe ne duam të falenderojmë të gjitha strukturat që sot kanë qenë të angazhuar jo vetëm sot, por në muajt e fundit, edhe gjatë ditës së sotme. Procesi ka vajtur normalisht. Duam të falenderojmë të gjithë komisionerët që e kanë ushtruar përgjegjësinë e tyre në mënyrë fantastike. Edhe vëzhguesit në qendrat e votimit do të donim ti falënderonim, pasi kanë qenë mirëkuptues.
Pjesëmarrja është dukshëm më e lartë se në të gjitha zgjedhjet e tjera që janë organizuar brenda PD-së vitin e fundit dhe do të doja të ju lexoja pjesëmarrjen sipas procesverbaleve që kanë mbërritur në formë elektronike nga ana e degëve. Sigurisht ne presim edhe kutitë që të nisim procesin e verifikimit të procesverbaleve për të pasur edhe një rezultat final, si të pjesëmarrjes edhe të fituesve.
Shkodër – 1397
Vau i Dejës – 883
Fushë Arrëz – 514
Pukë – 562
Lezhë – 1970
Mirditë – 823
Kurbini – 1904
Kukës – 989
Tropoja – 2167
Hasi – 1397
Dibër – 1029
Klos – 1315
Mat – 980
Bulqizë – 744
Durrës – 1698
Shijaku – 441
Krujë – 580
Fushë Krujë – 1012
Tirana:
Dega 1 – 593
Dega 2 – 782
Dega 3- 440
Dega 4 – 561
Dega 5 – 678
Dega 6 – 973
Dega 7 – 646
Dega 8 – 444
Dega 9 – 545
Dega 10 – 420
Dega 11 – 760
Dega 12 – 253
Dega 13 – 297
Dega 14 – 452
Dega 15 – 216
Dega 16 – 422
Kamëz – 3392
Paskuqan – 646
Kavajë – 2733
Rrogozhinë – 310
Vorë – 150
Elbasan – 2183
Cërrik – 370
Librazhd – 641
Përrenjas – 217
Gramsh – 316
Peqin – 366
Belsh – 552
Korçë – 1108
Pogradec – 586
Kolonjë – 495
Devoll – 1366
Maliq – 627
Berat – 642
Ura Vajgurore – 277
Kuçovë – 352
Poliçan – 94
Skrapar – 156
Fier – 892
Lushnje – 1118
Patos – 342
Mallakastër – 342
Roskovec – 356
Divjakë – 1350
Vlorë – 1040
Selenicë – 356
Delvinë – 350
Sarandë – 1040
Konispol – 178
Gjirokastër – 373
Libohovë – 282
Përmet – 130
Këlcyrë – 212
Memaliaj – 272
Tepelenë – 183
Totali paraprak
55281 votues.
Duhet të kemi parasysh se në 5 bashki nuk janë zhvilluar zgjedhjet. Përafërsisht totali i votuesve sipas pritshmërisë së komisionit është diku tek 60 mijë votues, që bën diferencë të madhe me zgjedhjet e mëparshme dhe këtu dua të përmendet se në referendum kanë marrë pjesë 43800 votues, për kryetar dege rreth 40 mijë dhe në 22 maj për kryetarin e partisë 43670.
Rezultatet e para të votimit kanë filluar të dalin, jam e sigurtë që për një pjesë të mirë jeni vënë në dijeni. Ne kemi filluar ti mbledhim dhe do të ua komunikojmë në mënyrë zyrtare të fituesve, do të ua komunikojmë në vijim.
Është marrë vendimi që numërimi për degët e Tiranës të bëhet i përqendruar në seli. Janë 6 tavolina numërimi, 6 grupe numërimi. Grupet e numërimit janë të përbërë nga kryetarët e degëve të Tiranës, duke menduar se kryetarët e degës kanë qenë jashtë konfliktit të interesit dhe gjatë gjithë procesit kanë ruajtur paanësinë e tyre.
Është ngritur edhe një komision qendror i numërimit në përbërje të të cilit kryetar është Ivi Kaso dhe anëtar është Çlirim Gjata dhe Arben Ristani.
Nuk ka nisur akoma numërimi për Tiranën, sepse kryetari i Komisionit Qendror të Numërimit pret mediat që të pozicioni sepse numërimi do të jetë i hapur për gjithë mediat, transparent dhe për çdo kuti që numërohet, secilit prej jush, anëtarëve të PD-së, përveç vëzhguesve të kandidatëve, të cilët nëse kanë shqetësime do ti adresojnë ato tek Komisioni Qendror i Numërimit, rezultati do të shfaqet në kohë reale për çdo kuti të numëruar në një ekran.
Do të jeni të informuar në kohë reale për çdo rezultat dhe përfundimin në kohë reale të Tiranës.