Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku dy persona janë plagosur me thikë.
Sipas “News 24”, dy persona të cilët dyshohet se janë babë e bir janë gjetur nga kalimtarët të plagosur më thikë në trotuar në lagjen “Çole.”
Gjendja e të plagosurve thuhet se është e rëndë, megjithatë ende nuk ka të dhëna zyrtare nga policia mbi ngjarjen.