Vendosni fjalën kyçe....

Goxhaj thumbon Berishën: Pse ndryshuat mendje për të numëruar votat në seli


Avokati Altin Goxhaj ka thumbuar Sali Berishën për ndryshimin në orët e fundit mbi numërimin e votave të kandidatëve të primareve nga degët në rrethe në seli në qendër.

Goxhaj ka sjellë në vëmendje deklaratën e Berishës më 8 nëntor i cili tha se “votat do numërohen atje ku votohet”.

Por 16 orë para votimit të primareve PD-ja ndryshoi mendje dhe vendosi që kutitë e votimit të grumbullohen në selinë qendrore për numërim.

Goxhaj ngre shqetësimin se votat gjatë transportimit në makina rrezikojnë të manipulojnë rezultatin.

Postimi i Goxhajt:

Berisha në 8 nëntor: Kutiat të numërohen ku votohet!

PD (KOKOE) 16 orë para, kutiat na i sillni me makina, do i numërojmë në seli,

Nga Avokati Altin Goxhaj Vs Qeveriu

Pranvera Borakaj pyeti Doktorin në 8 Nëntor se ku do të numërohen kutiat e primareve në Tiranë dhe a ka rrezik manipulimi nëse numërohen në Seli për shkak të transportimit të kutiave nga baza në qendër!

Sali Berisha iu përgjigj se ai është për tu numëruar aty ku votohet, “të hapen kutiat dhe të numërohen aty” dhe jo të transportohen me makina! Madje mu referua dhe ma si aktivist që ia kisha ngritur këtë shqetësim sespe unë “si kam qejf kutiat në makina”.

Dje pasdite, në kundërshtim me Urdhrin e dt.18 Nëntor 2 javë më parë, vetëm 16 orë para Hapjes së qendrave të votimit, KOKOE e drejtuar nga Albana Vokshi (që bashkë me Enno Bozdon, Belind Këlliçin, etj., falsifikonte votat pro Bashës në Korrik dhe Qershor 2021, sipas vetë proçesverbalit në fund të videos), vendosën papritur dhe me urgjencë (çfarë ndodhi?!) që ti heqin komisioneve të degës të drejtën për të numëruar por kutitë do të transportohen me makina në Seli.

Pse ndryshoi gjithçka papritur 16 orë para, nga se pati frikë Albana Vokshi, Ennno Bozdo, dhe gjithë ata që kanë frikë fitoren e Alimehmetit dhe duan Belindin me çdo kush?

Çfarë frike kanë që të numërohen votat në bazë?

Përse nuk u dalin llogaritë ke gjithë manipulimet që kanë bërë deri tani përsëri nuk u del rezultati që kanë fiksuar si në kohë të Lylit, sepse janë po ata?

Po Berisha çfarë mendimi ka për këtë ndryshim?

P.s.

Duket qartas që Ata Lart i ka zënë hall i madh me votat poshtë, ndaj kanë nevojë për kutia në makina.