Vendosni fjalën kyçe....

Hysni Sharra fiton Primaret në Vlorë: Garë e pastër dhe e ndershme


Hysni Sharra është shpallur fitues në Primaret e PD-së për bashkinë e Vlorës.

Në një prononcim të shkurtër për mediet, Sharra falenderoi kundërshtaret e tij në garë, ndërsa e konsideroi ditën e sotme një festë të demokracisë dhe pluralizmit. Ai u shpreh i bindur në fitoren e demokratëve në zgjedhjet lokale të 14 Majit në vitin 2023.

“Kjo është një festë e demokracisë dhe e pluralizmit. Dua të falenderoj kolegët për garën e pastër dhe të ndershme që zhvilluam sot. Ky është vetëm fillimi i asaj që kemi premtuar. Një garë e fortë që do t’i kthejë qytetarëve të Vlorës institucionin e bashkisë. Më 14 maj, ne jemi të bindur se qytetarët e Vlorës do të votojnë alternativën e PD-së.”– tha Sharra.

Ai ka fituar duke marrë 549 vota, kandidatja tjetër Nada Daullja ka marrë 250 vota ndërsa Alta Haluci 231 vota.

Në këtë proces kanë votuar 1040 anëtarë, ndërsa 10 vota ishin të pavlefshme.