Vendosni fjalën kyçe....

Kryetarja e KOKOE-s: Në Primare deri në 13:00 kanë votuar mbi 30 mijë anëtarë dhe simpatizantë


Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike (KOKOE), Albana Vokshi ka deklaruar se ka pasur një pjesëmarrje shumë të lartë në Primaret e sotme. Bëhet fjalë për një numër total mbi 30 mijë anëtarë dhe simpatizantë që kanë hedhur votën e tyre.

Ajo zbuloi edhe numrin e atyre që kanë votuar deri në orën 13:00 në çdo qark.

“Nga informacionet që kanë ardhur nga komisionet për organizimet dhe kontrollin e operacioneve elektorale, deri rreth orës 13:00 kanë votuar në total mbi 30 mijë anëtarë dhe votues, pra anëtarë dhe simpatizantë të PD-së. Janë organizuar votimet në pothuajse në të gjitha degët e PD-së, për kandidatët e Primareve votohet në 57 bashki.

Unë do t’ju lexoj sipas qarqeve sesa është raportuar numri i votuesve deri rreth orës 13:00.

Në qarkun Shkodër 1595 votues.

Në qarkun Lezhë 3020 votues.

Në qarkun Kukës 2855 votues.

Në qarkun Dibër 2200 votues.

Në qarkun Durrës 1970 votues.

Në qarkun e Tiranës 7300 votues.

Në qarkun Elbasan 2149 votues.

Në qarkun Korçë 2620 votues.

Në qarkun Berat 975 votues.

Në qarkun Fier 2555 votues.

Në qarkun Vlorë 1872 votues.

Në qarkun Gjirokastër 1063 votues.

Pra, sikurse e përmëenda edhe më sipër është një pjesëmarrje shumë e kënaqshme. Ka fluks, vazhdon ende fluksi në shumë qendra votimi. Sipas raportimeve që kemi, shpeshherë nuk mund që të marrim dhe informacionin, sepse komisionerët dhe strukturat e Partisë Demokratike janë angazhuar për të ndihmuar votuesit, për t’i orientuar për të votuar.

Pra, është dëshirë dhe vullnet i qytetarëve shqiptarë për të shprehur me votën e tyre se kë duan ata që ta kenë për përfaqësues për zgjedhjet e vitit 2023. Procesi po vazhdon me ritme shumë të larta. Si komision jemi munduar që të akomodojmë çdo problematikë, apo çdo shqetësim që ka ardhur si nga degët e PD ashtu edhe nga kandidatë të caktuar.”– tha Vokshi.

Kryetarja e KOKOE-s ndërkohë iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve.

Përgjigjet për pyetjet e gazetarëve:

Sa është numri total i anëtarëve dhe simpatizantëve të PD që kanë të drejtën e votës sot?

Vokshi: Do t’ju japim një raportim pak më vonë. Një raportim të përgjithshëm në total, si për numrin e anëtarëve dhe të simpatizantëve që është i rregjistruar dhe të atyre që kanë votuar. Por nëse e bëjmë një krahasim me numrin e votuesve të sotëm deri në orën 1. Atyre që kanë votuar në të gjitha zgjedhjet vitet e fundit, qoftë për referenduam, apo qoftë për kryetarin e PD, apo qoftë edhe për kryetarët e degëve.

Numri i votuesve deri në orën një është shumë më i lartë se në të gjitha zgjedhjet e tjera. Tregohet interesi shumë i lartë i të gjithë qytetarëve.

Thirrja ime në këto orë të mbetura, deri në orën 6 ose 7, ose deri sa të vazhdohet të votohet nga anëtarët, apo nga demokratët e fundit. Për çdo qytetar që është i rregjistruar si anëtar apo si simpatizant i PD të çdo dege të shkojë për të votuar sipas qendrave të votimit në mëyrë që të shprehet vullneti i tyre në procesin më demokratik që ka patur ndonjëherë një parti politike në Shqipëri. Për herë të parë në një parti politike, vullneti primar i ka kaluar anëtarësisë dhe vullnetit të tyre.

Përderisa ju i referoheni zgjedhjeve të shkuara nuk kemi të dhëna për listën e anëtarëve?

Vokshi: Është shumë demokratik, sepse ne po ju themi që çdo qytetar, çdo anëtar, çdo simpatizant, deri më tani e ka shprehur. Mbi 30.000 votues, pavarësisht se është një process. Bëni durim dhe do ua japim listën në përfundim. Në fund do t’ua japim të gjitha. Por kini parasysh, është me mijëra e mijëra më shumë deri në orën 1, sesa kanë votuar në 22 maj. Kjo do të thotë që është procesi më demokratik, qytetarët besojnë në këtë process, prandaj edhe numri i qytetarëve të regjistruar si simpatizantë është iI lartë, do t’ua japim në fund edhe shifrat, dhe tregohet edhe me numrin dhe përqindjen e votuesve.

Sa i takon listës së anëtarësive, gjithmonë ka patur probleme, sepse ju i jeni referuar çështjes së referendumit, çështjes së z.Berisha si kryetar partie. Sa i takon çështjes së simpatizantëve, proces që ka nisur në 18 tetor dhe ka përfunduar 5 ditë përpara mbajtjes së këtyre zgjedhjeve. A kemi ne një numër sesa simpatizantë janë rregjistruar në këtë proces që marrin pjesë në 57 bashki?

Vokshi: Do t’ua japim në përfundim sipas të gjitha degëve. Nuk e kam këtu me vete, por do t’ua japim së bashku me numrin e votuesve në fund të ditës, padyshim që do ua japim.

Një pyetje për sa i takon dorëheqjeve nga kandidimi. Shemsi Prençi a është tërhequr nga gara?

Vokshi: Ishte një lajm që unë e mësova nga media. Ka patur një reagim në rrjetet sociale. Si komision ndiejmë keqardhje për këtë dorëheqje, edhe për faktin se deri më sot nga z.Prençi nuk ka ardhur as edhe një shqetësim, nuk ka ardhur as edhe një problematikë. Kemi pasur disa sheqtësime, apo problematika, nga struktura. Çdo problematikë që ka ardhur në komisionin tonë është trajtuar në kohë reale dhe ka marrë zgjidhje, ndaj edhe votimi po vazhdon në mënyrë normale. Ka patur disa problematika të vogla, sepse në këto përmasa, sigurisht asnjëherë nuk mund të thuash se proçesi është perfekt. Sidomos në këto përmasa në këtë mënyrë, duke futur me dhjetëra e mijëra simpatizantë, sigurisht që nuk është e lehtë, nuk mud të jetë perfekt, por është procesi më demokratik dhe për këtë të jeni të sigurtë.

Për sa i përket z.Prençi deri më sot, të paktën kur e kemi takuar ka qenë i kënaqur nga procesi. Nuk ka ngritur asnjë shqetësim, kemi patur disa problematika me listat nga Kamza dhe Paskuqani, dua t’ju informoj që ka qenë numri rekord i simpatizantëve të rregjistruar.

Në Kamëz sot, nga tri qendra votimi që ka patur zgjedhjet e kaluara, ka 12 qendra votimi dhe puna për t’i ndarë edhe simpatizantët edhe anëtarët. Lista e anëtarëve është një listë e madhe sepse janë përfshirë të gjithë anëtarët ndër vitë të PD, duke u munduar të mos ekskludojmë as edhe një anëtar të anëtarësuar në PD deri më sot. Gara ka emocionet e veta, por do të kishim dashur që edhe pjesa emocionale të ishte përballur nga të gjithë kandidatët dhe të kishin pritur deri në fund të garës, sepse pse jo që edhe po të kishin patur qoftë edhe një shqetësim, të kishin ardhur dhe të kishin referuar. Sigurisht që rregjistrimi i simpatizantëve është bërë sipas një procedure të përcaktuara shumë qartë në vendimet e kryesisë së PD dhe në udhëzimet e komisionit për organizmin dhe kontrollin e operacioneve elektorale. Ka patur një process verifikimi nga dega. Të gjithë që janë verifikuar nga dega nuk janë socialist, janë demokratë të PD ndër vite

Kjo është ajo që unë mund t’ju them tani, edhe njëherë i bëj thirrje çdo anëtari dhe çdo simpatizanti të shfrytëzojë edhe këto orë që ka mbetur për të shprehur vullnetin e tyre me votë për të përfaqësuesin e tyre në zgjedhjet lokale të 2023.