Vendosni fjalën kyçe....

“Mirënjohje Metës e Berishës për besimin”- Lefter Maliqi e feston me fishekzjarre fitoren në Primaret e Kuçovës (VIDEOT)


Kandidati nga Partia e Lirisë, Lefter Maliqi ka shpallur fitoren në përfundim të numërimit të votave në primaret e organizuara në Kuçovë.

Në një postim në rrjetet sociale, Maliqi ka publikuar video nga festa me fishekzjarre ndërsa shton se më 14 maj fitorja e opozitës është e sigurt për bashkinë e Kuçovës. Sikurse vihet re në videon nga momenti kur shpallet rezultati në Kuçovë, Maliqi ka marrë 339 vota pro.

“Zyrtarisht kandidat për Kryetar i Bashkisë Kuçovë!

Mirënjohje 352 demokratëve dhe opozitarëve për votën në Primare. Nga këto 339 pro, 6 kundra, 7 të pavlefshme. Mirënjohje dy liderëve Meta-Berisha për besimin.

Së bashku me punë të palodhur drejt fitores së sigurt në 14 Maj të Bashkisë Kuçovë.

Çdo premtim do kthehet në vepër, me ndryshime të menjëhershme në infrastrukturë, imazh, arsim, kulturë, shëndetësi, sport, bujqësi, punësime, etj në Kuçovën e Naftëtarëve, Aviatorëve dhe Intelektualëve.

Bashkia do jetë e hapur dhe e qytetarëve jo e Kryetarit.

Mirënjohje”– shkruan Maliqi krahas videove.