Vendosni fjalën kyçe....

Pele nga spitali: Jam i fortë dhe me shpresë, më japin energji ndeshjet e Brazilit


Legjenda e Brazilit Pele thotë se ai është “i fortë dhe me shumë shpresë” ndërsa po trajtohet në spitalin e Sao Paulos.

Në një mesazh në rrjetet sociale, ish-futbollisti legjendar falenderoi tifozët e tij për mesazhet mbështetëse ndërsa shtoi se duke parë ndeshjet e kombëtares së vendit të tij për Kupën e Botës, e kishin mbushur me “energji”.

Siç shkruan BBC, spitali ku ai po trajtohet kishte thënë më herët se ai ishte “ende në trajtim dhe mbetet i qëndrueshëm”.

Pele, emri i vërtetë i të cilit është Edson Arantes do Nascimento reagoi në “Instagram” pas raporteve në medie se ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi nuk i ishte përgjigjur kimioterapisë.

“Miqtë e mi, dua t’i mbaj të gjithë të qetë dhe pozitivë.”- shkroi ai.

“Jam i fortë, me shumë shpresë dhe e ndjek trajtimin si zakonisht, dua të falënderoj të gjithë ekipin mjekësor dhe infermierët për gjithë kujdesin që kam marrë.

Unë kam shumë besim te Zoti dhe çdo mesazh dashurie që marr nga ju në të gjithë botën më mban plot energji. Dhe të shikoj Brazilin në Kupën e Botës gjithashtu!

Faleminderit shumë për gjithçka.”- thotë ish-futbollisti legjendar. 82-vjeçari tre herë fituesi i Kupës së Botës ndodhet në spital që nga e marta dhe të enjten në mbrëmje ai tha se kishte qenë për një “vizitë rutinë mujore“.

Atij iu hoq një tumor nga zorra e trashë në shtator të vitit 2021.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pelé (@pele)