Vendosni fjalën kyçe....

Policia publikon informacionin zyrtar mbi ngjarjen në Vlorë: Dhëndri qëlloi me thikë vjehrrin e kunatin


Policia ka publikuar informacionin zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku dy persona u gjetën të plagosur në trotuar nga kalimtarët.

Sipas Policisë, shtetasi me inicialet R. K ka plagosur me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij, Xh. B., rreth 60 vjeç dhe A. B., rreth 30 vjeç. Dy të plagosurit, babë e bir ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 21:30, në lagjen ‘1 Maji’, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi R. K., ka plagosur me mjet prerës thikë, vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xh. B., rreth 60 vjeç dhe A. B., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.”– thuhet në njoftimin e Policisë.