Vendosni fjalën kyçe....

Primaret e PD-së në Tiranë, përfundon procesi i numërimit të votave në tri degë


Përfundon procesi i numërimit të votave në degët numër 2, 4 dhe 13 në Tiranë për Primaret e zhvilluara sot nga PD.

Kështu, sipas rezultateve paraprake kandidati me më shumë vota dhe fituesi në degën Nr.2 është mjeku i njohur Ilir Alimehmeti me 270 vota, i ndjekur nga Belind Këlliçi me 266 vota.

Ndërsa në degën Nr.13 fitues është Belind Këlliçi me 255 vota. Këlliçi rezulton po ashtu fitues me 289 vota edhe në degën Nr.4.

Në degët e tjera numërimi po vijon ende.

Dega 2:
Adriana Kalaja 15 vota
Belind Këlliçi 266 vota
Enkelejda Fejzo 5 vota
Fatmir Merkoçi 5 vota
Gerti Bogdani 184 vota
Ilir Alimehmeti 270 vota
Julian Deda 25 vota

Dega 13:
Adriana Kalaja 0 vota
Belind Këlliçi 255 vota
Enkelejda Fejzo 1 votë
Fatmir Merkoçi 0 vota
Gerti Bogdani 27 vota
Ilir Alimehmeti 11 vota
Julian Deda 1 votë

Dega 4:
Adriana Kalaja – 4 vota
Belind Këlliçi – 289 vota
Enkelejda Fejzo – 8 vota
Fatmir Merkoçi – 4 vota
Gerti Bogdani – 78 vota
Ilir Alimehmeti – 160 vota
Julian Deda – 17 vota