Sazan Guri ka reaguar i revoltuar për rezultatin e Primareve në Berat, ku ishte njëri prej kandidatëve.
Guri humbi duke marrë vetëm 32 vota nga 642.
Ai ngre akuza për manipulim të procesit të votimit ndërsa shton se nuk kishte vënë vëzhgues sikurse i kishin kërkuar, pasi nuk e kuptonte dot se si mund të vidheshin vota “brenda llojit”.
“Nuk vura vëzhgues siç më kërkuan se nuk e kuptoja dot të vidhesh vota brenda llojit. As nuk ndenjta deri në fund, se kur delnin pas votimit më thoshin ‘profesor i madh’ dhe të shkretët i tradhëtonte fytyra, zëri, mbi të gjitha sytë që i hiqnin shpejt nga shikimi dhe pashë ç’pashë ika nga mesdita duke mos iu dhënë dorën atyre që nuk e meritonin dhe pas disa orësh më thanë rezultatin: unë, nga 610 persona që votuan prej 2400 anëtarëve të PD që ishin shtuar me 500 simpatizant të kandidatit me porosi deri në 2900 votues, fitova 30 kalorës, ose trima që s’pyetën për presion, ose luftëtarë që vranë frikën vetëm në një qytet. Mos harroni se nuk ishin as 30 rilindasit tanë me dy milion banorë në 1870-1912 në gjithë trevat shqiptare, kështu që jemi mirë boll”– shkruan Guri.
Garën në Primaret për Bashkinë e Beratit e fitoi Zija Ismaili me 527 vota.