Vendosni fjalën kyçe....

Primaret në Konispol i fiton Fatmir Shero, shtrëngim duarsh me rivalin dhe premtim për bashkëpunim (VIDEO)


Mbyllet procesi i numërimit të votave për Primaret e Bashkisë Konispol. Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputetja e PD-së Ina Zhupa ka publikuar një video ku dy kundërshtarët në këtë garë shtëngojnë duart pas numërimit të votave.

Sipas Zhupës, fitues është shpallur biznesmeni Fatmir Shero, duke arritur të marrë 137 vota, krahasuar me 41 vota të kundërshtarit, inxhinierit Aleksandër Lokoshit.

“Kandidati zyrtar fitues i primareve për Bashkinë Konispol është Fatmir Shero.

Së bashku me Aleksandër Lokoshin zhvilluan një garë model dhe sot janë ekip për të fituar Bashkinë Konispol dhe për ta vënë në shërbim të qytetarëve.

Konispoli do jetë bashkia e parë që do shpalli fitore PD në zgjedhjet e 14 majit.

Dy kandidatët ndajnë një mesazh me gjithë demokratët dhe qytetarët e Konispolit.”– shkruan Zhupa.

Në videon e publikuar, Shero shfaqet duke thënë se bashkia e Konispolit “nuk do të ketë kryetar, por bashkëkryetar”.