Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Kryeministri spanjoll nuk do jetë në Samit, Vuçiçit nuk i mbetet asnjë rrugë


Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se të gjithë liderët europian do të jenë të pranishëm në samitin e BE-së, përveç Pedro Sánchez, kryeministri i Spanjës.

“Kryeministri i Spanjës Pedri Sanchez nuk do jetë se atë ditë ka ditën e Kushtetutës dhe ka një rëndësi të madhe për spanjollët dhe për këtë arsye nuk do jetë i pranishëm, por letra e tij është jashtëzakonisht mbështetëse dhe më shumë se e mjaftueshme për pamundësinë e pjesëmarrjes. Ndërkohë që të gjithë të tjerët do të jenë të pranishëm”, u shpreh Rama.

Lidhur me deklaratat e Presidentit Vuçiç se nuk do të marrë pjesë në samitin e BE që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë, Rama tha se: “Serbia do të jetë në Samit dhe presidenti nuk do të ketë asnjë rrugë tjetër vetëm se të vijë në Samit”.