Vendosni fjalën kyçe....

Trump kandidon përsëri president, nusja e djalit të tij detyrohet të lërë punën në “Fox News”


Lara Trump është larguar nga puna në “Fox News” pas njoftimit të vjehrrit të saj Donald Trump se do garonte përsëri për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

Kjo për të respektuar rregullin që ndalon lidhjen e kontribuesve të medias me fushata aktive politike.

Për shkak se vjehrri i saj shpalli vendimin për të kandiduar për president një muaj më parë, tani kjo e pengon atë të marrë një pagë nga kanali i lajmeve me prirje republikane. Sipas medieve amerikane, Lara ka deklaruar se do të jetë pjesë e fushatës dhe dha dorëheqjen.

“Ne vlerësojmë kontributet e çmuara të Lara-s në programet e Fox News Media.”– tha një përfaqësues i Fox News Media në një deklaratë.

Lara u bë një kontribuese me pagesë për rrjetin vitin e kaluar. Sipas Variety, roli i saj kontribues në televizion kishte qenë prej kohësh diçka e lidhur me monitorimin. Kur ajo iu bashkua Fox News zyrtarisht në 2021, ajo po mendonte të kandidonte për Senatin e SHBA-ve në Karolinën e Veriut.

Megjithëse largimi i saj nga rrjeti është në kushte të mira dhe bazuar në protokollin e kanalit, ish-zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë normalisht janë të mirëpritur të shfaqen si kontribues në rrjetet kabllore, kështu që ajo do shfaqet përsëri si e ftuar në programe.

Lara, e cila është e martuar me Eric Trump, nuk është shfaqur më si e punësuar në rrjetin televiziv që kur Donald Trump bëri njoftimin e tij për të kandiduar më 15 nëntor. Megjithatë, ajo është lejuar të shfaqej në kanal pa u paguar.